Itali : Një emigrant shqiptar përpiqet të godasë me thikë bashkëshorten para policisë

Një emigrant ilegal shqiptar 36-vjeçar u arrestua në Rimini ditën e Shtunë në mbrëmje, pasi u përpoq të godiste me thikë bashkëshorten e tij 30-vjeçare përpara policisë. Gruaja telefonoi policinë nga frika se mos do e lëndonte atë dhe fëmijët e tyre të moshës katër dhe shtatë vjeç. ˝Bashkëshorti kohët e fundit u përpoq të më mbyste para fëmijëve dhe gjithashtu më kërcënoi se do të më priste fytin me një makinë pastruese mishi˝, deklaroi ajo. Ajo gjithashtu shtoi se ai ishte i dhunshëm me fëmijët. Fqinjët theksuan se ata mund të vërtetonin pretendimet e saj.

policia

Gruaja, gjithashtu me origjinë shqiptare u shpreh se ajo nuk kishte thirrur policinë më parë nga frika se ai mund të bëhej edhe më i dhunshëm. Ndërsa policia po e shoqëronte nga banesa, ai u kthye dhe u përpoq ta godiste në stomak pasi bërtiti, në shqip, "Do të të djeg të gjallë". Burri, i cili nuk ka një rekord penal, por është një migrant i parregullt, ka qenë në një burg në Rimini, që nga dita e dielë në mëngjes. Ai është akuzuar për dhunë në familje dhe rezistencë ndaj arrestimit.

Etiketim

Itali emigrant thikë