AstraZeneca:Ja çfarë thonë ekspertët e shëndetit

Brenda disa ditësh, përhapja e vaksinës Oxford-AstraZeneca Covid-19 ka dalë ngadale e ngadale  në pothuajse të gjithë Evropën perëndimore.Franca, Spanja, Gjermania, Italia dhe më shumë se pakica e vendeve të tjera kanë ndalur dhënjën e vaksinave, duke e quajtur atë një masë paraprake pas shqetësimeve që mund të lidhen me mpiksjen e gjakut, vendime të cilat mund  të shfaqin mosdëshirë kundër këshillës së agjencive globale të shëndetit.

Disa vende kanë qenë pro për vaksinën përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, ku më shumë se 11 milion doza janë administruar tashmë, dhe ku të dhënat e botës reale kanë treguar që vaksinat po ulin infeksionet dhe shtrimet në spital.Veprimet e qeverive  kanë befasuar ekspertët dhe kanë shkaktuar një mori pyetjesh mes njerëzve që kanë pasur ose janë në radhë për tu vaksionuar.

Por mesazhi i përhapur nga ekspertët e shëndetit është ai i qetësisë; kur vendosen në kontekst rastet e raportuara të mpiksjes së gjakut janë të rralla dhe jo më të mëdha sesa numrat do të ishin në popullatën e përgjithshme, ndërsa vaksina është provuar se funksionon në zvogëlimin e rasteve të Covid-19.

"Për momentin, unë thjesht nuk po shoh ndonjë arsye fare pse ndonjë vend duhet të ndërpresë vaksinën AstraZeneca. Nuk ka vërtet kuptim për mua," Michael Head, studiues i lartë i Shëndetit Global në Universitetin e Southampton , i raportoi lajmeve.

 

"Këto vaksina janë për të mbrojtur nga një virus pandemik. Ekziston një urgjencë për përhapjen," shtoi ai. "Ndaj ndalja e një fushate vaksinash pa një arsye shumë të mirë në këtë moment në kohë duket thjesht një veprim i keq".