Covid-19 : Një variant shqetësues mund të bëhet dominues në SHBA

Rreth një duzinë liderësh shtetërorë kanë lehtësuar masat kufizuese kundër Covid-19 këtë muaj duke përmendur një përmirësim të tendencave ndaj Covid-19 dhe rritjen e numrit të të vaksinuarve. Në të njëjtën kohë, udhëtimet ajrore po arrijnë rekorde të epokës pandemike dhe turmat e para të pushuesve kanë filluar të zbresin në Florida dhe rajone të tjera, ndërsa rastet e një varianti të rrezikshëm janë në rritje.

Administrata e Sigurisë për Transportin bëri të ditur se kishte kontrolluar më tepër se 1.2 milionë persona në aeroportet në të gjithë SHBA-në duke e çuar numrin e përgjithshëm të udhëtarëve ajrorë amerikanë, që nga e enjtja në rreth 6.4 milionë.  "Kemi parë persona, të cilët festojnë pushimet pranverore pa maska", deklaroi Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Rochelle Walensky. "Kjo është e gjitha në kontekstin e 50,000 rasteve në ditë", theksoi ai.

"Ne mund të shkojmë në çdo drejtim", u shpreh mjekja e urgjencës Dr. Leana Wen. "Çfarë do që të ndodhë tani, varet vërtet nga ne dhe nëse vazhdojmë të përdorim maska dhe të shmangim tubimet në ambiente të mbyllura siç duhet të jemi deri në momentin që të vaksinohemi", shtoi ajo. Ekspertët njoftuan se masat e sigurisë do të jenë thelbësore sepse shumë variante të virusit po qarkullojnë duke përfshirë variantin tepër ngjitës B.1.1.7, që u identifikua për herë të parë në Britaninë e Madhe.

"B.1.1.7 parashikohet të bëhet varianti dominues në SHBA deri në fund të këtij muaji ose në fillim të Prillit", u shpreh Dr. Rochelle Walensky. Meqenëse është tepër ngjitës, mund të shkaktojë një rritje të rasteve dhe nivelet e vaksinimit nuk janë aq të larta për të ndaluar një rritje të tillë, kanë njoftuar ekspertët.

Variant

Etiketim

Variant SHBA Covid-19