Britani e Madhe: Duka i Edinburgut largohet nga spitali pas një operacioni në zemër

Princ Philipi, Duka i Edinburgut u largua nga Spitali King Edward VII në Londër një muaj pasi qëndroi aty i shtruar. "Princi Philip, i cili bëri një operacion në zemër, në fillim të këtij muaji është në gjendje të mirë shëndetsore pasi u largua nga spitali", bënë të ditur burimet zyrtare. "Tani ai u kthye në kështjellën Windsor", theksuan burimet zyrtare.

"Madhëria e Tij dëshiron të falënderojë të gjithë stafin mjekësor, që u kujdes për të në Spitalin King Edward VII dhe Spitalin St Bartholomew dhe të gjithë ata, të cilët kanë dërguar urimet e tyre të përzemërta", shtuan burimet zyrtare.Një burim mbretëror njoftoi muajin e kaluar se shtrimi i tij në spital nuk ishte një urgjencë dhe nuk kishte lidhje me Covid-19. Princ Philipi është bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II dhe të dy kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19.

Princi Filip

Duka i Edinburgut, i cili mbush 100 vjeç në qershor, u tërhoq nga jeta publike në 2017 dhe është dërguar në spital disa herë gjatë viteve të fundit. Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj kanë kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar në Kështjellën Windsor, në periferi të Londrës, pasi ishin larguar nga Pallati Buckingham gjatë valës së parë të pandemisë Covid-19 në pranverën e vitit 2020. Princ Philipi lindi në Korfuz, në Greqi, në vitin 1921 dhe ka prejardhje angleze, ruse, gjermane/prusiane dhe daneze. Ai dhe Mbretëresha Elizabeth u martuan më 20 Nëntor 1947.

Etiketim

Princ Filipi