Rrufetë mund të kenë shkaktuar fillimin e jetës në Tokë

Miliona rrufe, që goditën Tokën mund të ketë qenë pikërisht shkaku i fillimit të jetës në planetin tonë, sipas një studimi të ri. Një nga përbërësit kryesorë të nevojshëm për jetën, siç e dimë është fosfori dhe moria e rrufeve, që goditën Tokën, kur planeti ishte i ri rreth 4 miliardë vjet më parë mund të ketë zhbllokuar sasinë e nevojshme të fosforit për të krijuar bazat e jetës.

“Fosfori është i nevojshëm që molekulat të formojnë strukturat themelore të qelizave dhe membranave qelizore dhe madje përbën shtyllën kurrizore të fosfatit të ADN-së dhe ARN-së”, deklaroi Benjamin Hess, autori i studimit dhe student i diplomuar në Universitetin e Yale në Departamentin e Shkencave të Tokës dhe Planeteve.

Rrufe

"Shumica e fosforit në fillesat e Tokës ishte bllokuar në minerale, që janë në thelb të patretshëm dhe jo reaktiv, që do të thotë se nuk mund të përdoren për të zhvilluar biomolekulat e nevojshme për jetën", deklaroi Hess. "Rrufetë sigurojnë një mekanizëm për krijimin e fosforit në një formë, që mund të jetë një përbërje e rëndësishme për jetën", theksoi ai.

Prej kohësh mendohej se meteoritët shpërndanin elementët e nevojshëm, që jeta të shfaqej në Tokë. Dihet që meteoritët përmbajnë, një mineral fosfori, që mund të tretet në ujë. Nëse mjaft prej tyre do të përplaseshin në Tokë mund të kishin siguruar sasinë e duhur të fosforit. Sidoqoftë, jeta në planetin tonë filloi rreth 4,5 miliardë vjet më parë dhe kjo është kur më pak meteorë po godisnin Tokën.

Rrufe

Etiketim

Rrufe jeta Tokë