SHBA: Biden dhe Harris dënojnë të shtënat në Atlanta

Presidenti Joe Biden dhe Zëvendëspresidentja Kamala Harris dënuan të shtënat, që ndodhën në disa sallone masazhesh në zonën e Atlantës duke u shprehur të shqetësuar lidhur me çdo dhunë kundër personave aziatiko-amerikanë. Biden u shpreh se brutaliteti ndaj personave aziatiko-amerikanë është "shumë shqetësues".

Në vërejtjet e saj lidhur me çështjen e vazhdueshme të dhunës kundër komunitetit aziatiko-amerikan, Kamala Harris, me origjinë nga Azia Jugore deklaroi se të shtënat gjithashtu flisnin për "çështjen më të madhe" të dhunës. Ndërsa Biden nga Zyra Ovale u shpeh: "Jam shumë i shqetësuar sepse, siç e dini, kam qenë duke folur për brutalitetin kundër aziatiko-amerikanëve për dy muajt e fundit".

SPA

"Mendoj se është tepër, tepër shqetësuese. Por nuk po bëjmë asnjë koment lidhur me këtë moment. Jemi duke pritur për një përgjigje, ndërsa hetimi po vazhdon, nga FBI-ja dhe nga Departamenti i Drejtësisë”, theksoi ai. "Do të kemi më tepër për të thënë, kur të përfundojë hetimi", shtoi Biden. Harris, e cila ka folur më parë për racizmin me të cilin është përballur ajo dhe familja e saj i konsideroi të shtënat "tragjike".

"Vendi ynë, Presidenti dhe unë dhe të gjithë ne, shprehim ngushëllimet për viktimat", deklaroi ajo. "Lutjet tona u drejtohen familjarëve të viktimave, të cilët humbën jetën dhe kjo flet për një çështje më të madhe, që është çështja e dhunës në vendin tonë dhe çfarë duhet të bëjmë, që të mos e tolerojmë kurrë dhe të flasim gjithmonë kundër tij", theksoi Harris. Tetë persona humbën jetën të martën nga të shtënat në tre sallone masazhesh në zonën e Atlantës. Gjashtë prej tyre ishin gra aziatike, sipas burimeve zyrtare.

SHBA

Etiketim

Biden SHBA Harris