Djathi më i rrezikshëm në botë

Ishulli italian i Sardenjës ndodhet në mes të Detit Tirren, i rrethuar nga një vijë bregdetare prej 1,849 kilometrash me plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra të kthjellët. Këtu barinjtë prodhojnë casu marzu, një djathë të infektuar nga krimbat, që në vitin 2009 Rekordi Botëror Guinness e shpalli djathin më të rrezikshëm në botë.

Disa thonë se mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, pasi krimbat mund të mbijetojnë dhe të krijojnë mikro-shpime në zorrë, por deri më tani, asnjë rast i tillë nuk është identifikuar. Djathi është i ndaluar per shitje tregtare, por vendasit e kanë konsumuar me shekuj. "Infektimi nga krimbat është magjia dhe kënaqësia e këtij djathi", deklaroi Paolo Solinas, një gastronom vendas 29-vjeçar.

Djath

Dhjetë rajone të tjera italiane kanë variantin e tyre të djathit të infektuar nga krimbat, por casu marzu është kryesisht pjesë e kulturës ushqimore të Sardenjës. Djathi njihet me disa emra të ndryshëm. Casu Marzu prodhohet zakonisht në fund të muajit qershor, kur qumështi lokal i deleve fillon të ndryshojë.

Casu marzu është regjistruar si një produkt tradicional i Sardenjës dhe për këtë arsye është i mbrojtur në vend. Konsumi është i paligjshëm nga qeveria italiane, që nga viti 1962 për shkak të ligjeve, që ndalojnë konsumimin e ushqimit të infektuar nga parazitët. Ata, të cilët shesin djathin mund të përballen me një gjobë të lartë deri në 50,000 euro.

Djath

Etiketim

Itali Djath Rrezik