Takim i ambasadorit të BE-së me shefat e SPAK dhe BKH

Pas ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim tjetër. Soreca ditën e sotme u takua me shefin e SPAK, Arben Kraja si dhe me drejtoreshën e BKH-së, Aida Hajnaj. Ndër të tjera Soreca u shpreh se është e rëndësishme që të vazhdohet puna e nisur. Në këtë mënyrë mund të shihen rezultatet e mëtejshme nga SPAK.

"Diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e BKH me z. Kraja si dhe me znj. Hajnaj. Është e rëndësishme të vazhdohet me të njëjtin intensitet dhe angazhim duke pasur parasysh pritshmëritë nga SPAK për të vazhduar arritjen e rezultateve", deklaroi Luigi Soreca. Ai theksoi rëndësinë e të ecurit përpara me trajnime të shpejta dhe emërimin e hetuesve.

SPAK

Në fund të reagimit të tij Soreca shprehet se Bashkimi Evropian është i gatshëm që të vazhdojë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesor i reformës në Drejtësi. "Përsëris gjithashtu se BE-ja është e gatshme të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe ndihmë të plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të reformës në drejtësisi", shtoi Soreca.

Etiketim

Takim SPAK BKH