Shtëpia e Bardhë: Biden me shëndet të plotë pasi u pengua në shkallët e avionit presidencial

Presidenti Joe Biden gëzon "shëndet të plotë", pasi u pengua ndërsa po ngjitej shkallëve të avionit presidencial, u shpreh zëvendës sekretarja kryesore e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. Biden u pengua ndërsa po ngjitej në shkallët e avionit presidencial, fillimisht dukej se do të pengohej, por arriti të ngrihej dhe më pas u pengua për herë të dytë. Ai u mundua të ngrihej herën e dytë duke u kthyer për të përshëndetur në majë të shkallëve.

"Kështu që, siç e dini fryn shumë erë jashtë. Unë gati rashë duke dalë vetë nga shkallët", deklaroi Karine Jean-Pierre. "Presidenti Joe Biden gëzon shëndet të plotë", theksoi ajo. Jean-Pierre nuk u shpreh nëse Biden kishte dëmtuar këmbën e thyer kohët e fundit. "Ai është shumë mirë. Po përgatitet për udhëtimin sot dhe gëzon shëndet të plotë", shtoi ajo.

Biden

Biden kishte thyer këmbën në Nëntor, pasi mbushi 78 vjeç dhe fitoi postin në Shtëpinë e Bardhë duke u bërë presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së. Gjatë zgjedhjeve 2020, fushata e Biden lëshoi ​​një përmbledhje të historisë mjekësore të Biden, që tregonte se ai ishte i shëndetshëm dhe i aftë për detyrën e presidentit. Biden theu këmbën pasi rrëshqiti ndërsa po luante me qenin e tij, Majorin.

Biden