Shkencëtarët zbulojnë galaktika të fshehura xhuxhe

Shkencëtarët kanë zbuluar galaktika "të panumërta", që ishin të pazbuluara më parë. Sistemet e zbuluara së fundmi u vëzhguan me teleskopin optik më të avancuar në botë. Modelet kozmologjike kishin parashikuar prej kohësh ekzistencën e filamenteve të gazit, prej të cilave krijohen galaktikat, por asnjë foto nuk ishte kapur në lidhje me këtë fenomen, përveç në afërsi të kuazareve, që janë objekte astronomike me shkëlqim të lartë, që gjenden në qendrat e galaktikave.

Duke përdorur një spektrograf 3D, të njohur si instrumenti MUSE, i instaluar në Teleskopin e Observatorit në Kili, shkencëtarët vëzhguan për herë të parë filamente të rrjetit kozmik duke zbuluar një mori galaktikash xhuxhe të fshehura në thellësi të universit. Rrjeti kozmik është blloku ndërtues i kozmosit, i përbërë kryesisht nga një materie e errët dhe e lidhur me gaz, prej së cilave janë krijuar galaktikat.

Galaxy

Duke përdorur instrumentin MUSE, shkencëtarët studiuan një rajon në qiell të quajtur Fusha Ultra e Thellë Hubble për rreth 140 orë, përgjatë një periudhe kohore prej tetë muajsh. Zona është vendi, ku ishin kapur imazhet më të thella të kozmosit. "Galaktikat në qiell dhe univers nuk kanë shpërndarje të njëtrajtshme", deklaroi autori kryesor i studimit Roland Bacon, një astrofizikant dhe studiues në Qëndrën Kërkimore të Astrofizikës në Lyon në Francë.

"Galaktikat në kohën e hershme të universit u formuan përmes gazit, që kryesisht përbëhet nga hidrogjeni, që shërben si karburant për formimin e yjeve dhe në fund formohen galaktikat", theksoi ai. Analiza e grupit për imazhet e kapura me teleskop zbuloi dritën nga filamentet e hidrogjenit. "Shpjegimi më i mirë është se drita, që shohim nga imazhet nuk është për shkak të sfondit ultraviolet, por vjen nga miliarda galaktika të vogla, që formojnë yje të quajtura galaktika xhuxhe", shtoi Bacon. Galaktika jonë, Rruga e Qumështit, rrethohet nga më shumë se 50 galaktika të tjera më të vogla duke përfshirë galaktikat xhuxhe.

Ndërsa Rruga e Qumështit tani përmban rreth 400 miliardë yje, galaktikat xhuxhe përmbajnë rreth disa miliardë yje. Galaktikat xhuxhe u bashkuan në universin e hershëm për të formuar galaktikat më të mëdha duke përfshirë edhe Rrugën e Qumështit.

Galaxy