Vullkani shpërthen në Islandën Jugperëndimore pas mijëra tërmetesh

Një vullkan në Gadishullin Reykjanes në Islandën jugperëndimore shpërtheu mbrëmjen e së Shtunes, duke prodhuar një lumë lavë që mund të shihej nga kryeqyteti, Reykjavik, 20 milje larg.Shpërthimi u raportua nga Zyra Meteorologjike Islandeze. Fotografitë e ngjarjes tregojnë një qiell ogurzi që shkëlqen me të kuqe me siluetën e malit Fagradalsfjall poshtë.

Shpërthimi ndodhi rreth tre milje në brendësi nga bregu dhe paraqet pak kërcënim për banorët. Ata u këshilluan të qëndronin brenda me dritare të mbyllura ndaj gazrave që çlirohen.Ky është shpërthimi i parë në Gadishullin Reykjanes në gati 800 vjet, njoftuan raporet. Mijëra tërmete ndodhën në javët përpara shpërthimit, njoftoi zyra meteorologjike. Në fillim të kësaj jave, tufa tërmetesh tronditën gadishullin, me mbi 3,000 tërmete vetëm të Dielën. Lëkundjet më të forta u zhvilluan rreth malit Fagradalsfjall.

 

Shkencëtarët ia atribuan tërmetet ndërhyrjeve të magmës, lëvizjes së shkëmbinjve të shkrirë rreth një kilometër nën koren e tokës. Zyrtarët meteorologjikë së pari përmendën mundësinë e një shpërthimi në 3 Mars, pasi këto ndërhyrje vazhduan dhe aktiviteti i tërmetit u intensifikua.Shanset e një shpërthimi u përshkallëzuan ditët e fundit ndërsa rrjedhat e magmës u përqendruan rreth pjesës jugore të malit. Shkencëtarët e deklaruan malin si pikën më të mundshme nëse do të ndodhte një shpërthim.