Kinë: Arkeologët zbulojnë një maskë ari 3,000-vjeçare

Mbetjet e një maske prej ari ndodhen në mesin e një depoje të madhe objektesh 3,000-vjeçare të zbuluara në një zonë arkeologjike në provincën Sichuan në Kinë. Me peshë prej rreth 280 gramë dhe e përpunuar prej rreth 84% ar, maska ​​ceremoniale është një nga mbi 500 objektet e zbuluara nga gjashtë gropat, sipas Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të vendit.

Kina

Objektet u zbuluan në Sanxingdui, një zonë 4.6 milje nga kryeqyteti provincial Chengdu, dikur mbretëria antike Shu, që sundoi në pellgun perëndimor të Sichuan derisa u pushtua në vitin 316 para Krishtit. Përveç maskës së artë, arkeologët kanë zbuluar bronz, fletë ari dhe objekte të përpunuara me fildish, lodh dhe kockë. Në gjashtë gropat, ku më e madhja është rreth 19 metra katrorë është zbuluar gjithashtu një kuti prej druri ende e pahapur dhe një enë prej bronzi në formën e bufit.

Kina

Më tepër se 50,000 objekte të lashta janë zbuluar në Sanxingdui, që nga vitet 1920, kur një fermer lokal aksidentalisht hasi një numër relikesh në vend. Zbulimi më i rëndësishëm daton në vitin 1986, me dy gropa ceremoniale, që përmbajnë mbi 1.000 objekte duke përfshirë maska ​​bronzi të përpunuara dhe të ruajtura mirë. Pas një shkëputje të gjatë në gërmime, një gropë e tretë u zbulua në fund të vitit 2019 duke çuar në pesë numrin total të gropave. Ekspertët besojnë se gropat janë përdorur për qëllime sakrifikimi, çka shpjegon pse shumë prej objekteve të përfshira janë djegur ritualisht.

Kina

Etiketim

Zbulim Kinë maskë