Covid-19: Vaksina AstraZeneca rezulton 79% efikase

Vaksina kundër Covid-19 AstraZeneca rezultoi të ishte 79% efikase ndaj sëmundjes simptomatike dhe 100% efikase kundër sëmundjes së rëndë dhe shtrimit në spital gjatë një prove klinike të re, të zhvilluar në SHBA, bëri të ditur kompania. "Provat treguan se vaksina ishte tepër e tolerueshme dhe nuk u identifikua asnjë shqetësim", theksoi kompania.

Ruud Dobber, president i njësisë së biznesit të biofarmaceutikës së AstraZeneca, u shpreh të hënën se kompania ka në plan të aplikojë për autorizimin e përdorimit emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA në gjysmën e parë të Prillit. Nëse autorizohet, do të ishte vaksina e katërt kundër Covid-19 e disponueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Astra

Si pjesë e provës, më tepër se 32,000 vullnetarë të rritur të rekrutuar nga të gjitha moshat morën nga dy doza të vaksinës përgjatë një intervali kohor prej katër javësh. Rreth 79% e pjesëmarrësve në provë ishin të bardhë, 22% ishin hispanikë, 8% ishin me ngjyrë, 4% ishin amerikanë vendas dhe 4% ishin aziatikë. Rreth 20% e pjesëmarrësve ishin mbi 65 vjeç dhe afërsisht 60% kishin probleme lidhur me një shkallë rrezikshmërie më të lartë ndaj Covid-19, si diabeti, mbipesha ose sëmundje të zemrës.

"Për pacientët mbi 65 vjeç, efikasiteti i vaksinës rezltoi të ishte 80%", njoftoi AstraZeneca duke bërë thirrje për rezultatet e përgjithshme të provës. Vaksina Oxford-AstraZeneca u bë objekt polemikash në fillim të këtij muaji, kur një numër shtetesh evropiane duke përfshirë Norvegjinë, Francën dhe Danimarkën vendosën të ndërpresin përkohësisht shpërndarjen e saj për shkak të raporteve të mpiksjes së gjakut në pacientët pas vaksinimit.

Astra