Nigeri: Sulmet vdekjeprurëse nga xhihadistët e dyshuar

Numri i të vdekurve nga sulmet e bashkërenduara në tre fshatra në Nigeir nga xhihadistët e dyshuar të Dielën është rritur në 137.Duke synuar sistematikisht civilët, këta banditë të armatosur po arrijnë një nivel të ri tmerri dhe egërsie," ka thënë  qeveria.

Më parë një burim sigurie fajësoi militantët e lidhur me grupin Shteti Islamik (IS) për sulmet në rajonin Tahoua afër kufirit të Nigerit me Mali.Është masakra më vdekjeprurëse në Nigeri nga militantë të dyshuar.

 

Kombi i Afrikës Perëndimore po përballet me një ngritje të dhunës së dyshuar xhihadiste, me rreth 300 njerëz që vdesin këtë vit nga sulmet.Javën e kaluar, të paktën 58 njerëz që u kthyen nga tregu u vranë në rajonin Tillabéri, gjithashtu në jug-perëndim pranë kufirit me Mali, kur persona të armatosur shënjestruan autobusin e tyre.

A soldier in Niger at sunset - 2019

Militantët e lidhur me IS dhe al-Kaeda janë aktivë në rajonin e Sahelit - një zonë gjysmë e thatë e tokës në jug të shkretëtirës Sahara që përfshin Mali, Çad, Niger, Burkina Faso dhe Mauritania.Grupi Boko Haram është gjithashtu aktiv në kufirin jug-lindor të Nigerisë me Nigerinë.