SHBA: Të paktën 10 viktima nga të shtënat në Kolorado

I dyshuari 21-vjeçar për masakrën e së hënës në një supermarket, në Kolorado, ku humbën jetën 10 persona duke përfshirë edhe një menaxher dyqani dhe një oficer policie po përballet me 10 akuza për vrasje, bëri të ditur policia të martën. Ahmad Al Aliwi Alissa, nga Arvada, pranë Denverit akuzohet për hapjen e zjarrit të hënën pasdite në dyqanin King Soopers në qytetin universitar Boulder duke vrarë persona të moshës nga 20 në 65 vjeç, njoftuan autoritetet.

Policia e dërgoi të dyshuarin në paraburgim të hënën pasdite, një orë pas panikut të shkaktuar në vendngjarje. "Alissa, i cili u qëllua në këmbë, ishte në gjendje të qëndrueshme në një spital të martën dhe do të burgoset pasi të ketë mbaruar trajtimi", theksuan autoritetet.

Kolorado

"Motivi i vrasjeve në Boulder, një nga disa të shtënat masive në SHBA gjatë javës së fundit nuk është bërë ende i ditur dhe hetimi do të zgjasë për një kohë më të gjatë", shtuan autoritetet. Policia të martën publikoi ​​gjithashtu emrat e viktimave. "Policia shkëmbeu zjarr me Alissa në dyqan, por nuk ishte e qartë se kush e qëlloi atë", deklaroi shefi i policisë Maris Herold.

"I dyshuari ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", sipas burimeve. Të shtënat në Boulder, kampusi kryesor të Universitetit të Kolorados, në veriperëndim të Denver erdhën në më pak se një javë pas të shtënave në tre qendrat e masazheve në zonën e Atlantës, ku mbetën të vdekur tetë persona.

Kolorado

Etiketim

SHBA viktima Kolorado