SHBA: Miami Beach zgjat masat shtrënguese pas turmave të pakontrolluar të pushuesve

Miami Beach u detyrua të zgjaste masat shtrënguese, ndoshta për disa javë, pasi policia e qytetit u përpoq të kontrollonte turmat e pushuesve fundjavën e kaluar, u shpreh kryetari i bashkisë Dan Gelber. "Nuk ka të bëjë vetëm me mos përdorimin e maskave apo distancimin social. Disa persona vijnë me qëllime të këqija, kështu që ka pasur përleshje dhe madje edhe përdorim të armëve të zjarrit", deklaroi Gelber.

Miami

"Me këto nivele turmash nuk mund të menaxhohet situata nëse nuk ka masa policore më të rrepta dhe e gjithë kjo turmë krijon shumë rrezik dhe tepër shqetësime", theksoi Gelber. Më tepër se 50 persona janë arrestuar dhe tetë armë zjarri janë konfiskuar, që prej ditës së Premte, sipas burimeve nga policia e Miami Beach.

Miami

Të Shtunën në mbrëmje, policia përdori gazlotsjellës në përpjekje për të ndaluar turmat e personave kryesisht pa maska ​​në rrugët kryesore të qytetit. Komisioni i Qytetit të Miami Beach u mblodh të Dielën në mbrëmje dhe njoftoi masat shtrënguese të paktën deri në 30 Mars. Rrugët do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. "Fundjavën e kaluar, rreth 100 persona u arrestuan dhe dy policë u plagosën", njoftoi policia.

Miami

Etiketim

SHBA Miami turma