Vladimir Putin vaksinohet kundër Covid-19 me dyer të mbyllura

Presidenti rus Vladimir Putin u vaksinua të martën kundër Covid-19, bënë të ditur burime nga Kremlini. "Putini u vaksinua kundër koronavirusit. Ndihet mirë. Nesër ka një ditë të plotë pune", deklaroi Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Putin

Asnjë video ose imazh nga procesi i vaksinimit nuk u publikua. Më parë, Kremlini njoftoi se nuk do të ishte një event publik. Peskov u shpreh se arsyeja pse vaksinimi nuk ishte regjistruar ishte sepse Putinit "nuk i pëlqen" të vaksinohet para kamerave. "Përsa i përket vaksinimit para kamerave, ai kurrë nuk e ka mbështetur, nuk i pëlqen", theksoi Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit gjithashtu shtoi se lloji i vaksinës së përdorur nuk do të zbulohet, por do të ishte një nga tre vaksinat ruse, që janë aprovuar: Sputnik V, EpiVacCorona ose CoviVac. "Ne qëllimisht nuk themi se çfarë lloj vaksine do të marrë presidenti, gjatë gjithë kohës duke vërejtur se të tre vaksinat ruse janë absolutisht të besueshme dhe efektive", deklaroi Peskov.

Putin