Njolla e Madhe e Kuqe e Jupiterit mund të jetë krijuar nga stuhi më të vogla

Njolla e Madhe e Kuqe, një stuhi massive, që gjendet në sipërfaqen e Jupiterit për të paktën 150 vjet mund të jetë krijuar nga stuhi më të vogla. Është rreth dy herë më e gjerë se Toka, por me kalimin e kohës është zvogëluar gradualisht. Stuhia aktualisht është sa gjysma e madhësisë, që ishte në fund të shekullit XIX.

Jupiteri

Kështu që, kur një varg stuhish më të vogla atmosferike, që janë përplasur me të gjatë viteve të fundit kanë shkaktuar "copëtimin" e stuhisë më të madhe. Stuhitë e vogla arrijnë të sigurojnë një nxitje të nevojshme duke bërë, që ajo do të mund të rrotullohet për vite të tjera. Vëzhgimet mbi Njollën e Madhe të Kuqe filluan në vitet 1850.

"Stuhia shtrihet pranë ekuatorit të Jupiterit, në hemisferën jugore dhe rrotullohet në drejtim të kundërt të akrepave të orës. E ngjashme me uraganet, që formohen në Tokë, qëndra e stuhisë është relativisht e qetë, por erërat, që janë më larg nga qendra mund të arrijnë një shpejtësi deri në 680 km/orë", theksoi NASA. Nuk dihet saktësisht se çfarë i jep stuhisë ngjyrën e kuqe, ose si u krijua ajo shekuj më parë.

Jupiteri

Etiketim

Jupiter Njolla Stuhi