Anija shqiptare përplaset me një anije italiane

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, në mëngjes, në ujërat e brigjeve italiane. Anija e përgjithshme shqiptare e mallrave BERGFJORD u përplas me një anije italiane peshkimi në juglindje të Ravenës, në Itali. Ajo ishte nisur nga Shëngjini drejt Ravenës.

Përplasja shkaktoi çarjen e anijes së peshkimit duke provokuar mbytjen e saj, por 4 peshkatarët, të cilët ishin në bord arritën të shpëtonin. Anija shqiptare ka lëshuar menjëherë alarmin dhe së bashku me rojen bregdetare italiane kanë arritur të shpëtonin katër peshkatarët italianë.

Anije

Anija vazhdoi udhëtimin dhe mbërriti në Ravena në të njëjtën ditë. Motivet e këtij aksidenti janë ende të paqarta. Gjëndja fizike e peshkatarëve italianë është e mirë. Anija e përgjithshme e mallrave BERGFJORD, IMO 9012989 u ndërtua në vitin 1991.