BE nxit partitë për një fushatë elektorale paqësore

Kreu i delegacionit të BE-së dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke u kërkuar partive politike në Shqipëri të zhvillojnë një fushatë elektorale paqësore.

Ambasadorët u bëjnë thirrje partive politike dhe kandidatëve, që të përqendrojnë debatet e tyre në programet përkatëse të politikave dhe reformave, që ata synojnë të prezantojnë për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve.

Ata kujtojnë rëndësinë e dialogut politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës duke bërë thirrje për një fushatë elektorale të bazuar në respekt të ndërsjellë, dialog dhe përmbajtje si dhe të zhvilluar në mënyrë paqësore, pa retorikë provokuese ose urrejtjeje. Kreu i Delegacionit të BE-së dhe Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Shqipëri kanë ndjekur nga afër përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare dhe të fushatës elektorale deri më tani.

BE

"Fillimi i fushatës zyrtare është rasti, që partitë politike dhe kandidatët të përqendrojnë debatet e tyre në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat, që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve. Në këtë moment, ne kujtojmë rëndësinë e dialogut politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, ​​siç ilustrohet veçanërisht në konsensusin e gjerë ndërpartiak, që çoi në marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore", shkruhet në deklaratë.

"E njëjta frymë duhet të frymëzojë një fushatë zgjedhore, që bazohet në respekt të ndërsjellë, dialog dhe përmbajtje dhe zhvillohet në një mënyrë paqësore pa retorikë inflamatore ose urrejtjeje. Zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse, të lira dhe të ndershme dhe respektimi i rezultatit të tyre janë të rëndësishme për të siguruar legjitimitetin e Asamblesë së re dhe të Qeverisë së re", sipas deklaratës.

"Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse shqiptare dhe aktorët politikë për të vepruar në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve", theksohet në deklaratë.

BE

Etiketim

Evropa Parti fushatë