Egjipt: Marina amerikane planifikon dërgesën e ekspertëve të vlerësimit në Kanalin e Suezit

Marina amerikane në Lindjen e Mesme planifikon të dërgojë ekspertë vlerësimi të pastrimit në Kanalin e Suezit sa më shpejt për të këshilluar autoritetet lokale, që përpiqen të lirojnë anijen gjigante të kontejnerëve, që ka qëndruar atje që nga e marta, bënë të ditur burime zyrtare. Ever Given, një anije kontejnerësh u përplas të Martën si pasojë e një stuhie rëre, që shkaktoi shikueshmëri të ulët dhe lundrim të dobët. Qeveria egjiptiane ra dakord të pranonte një ofertë ndihme të transmetuar përmes Ambasadës Amerikane në Kajro.

Anije

"Administrata e Biden po ndjek situatën nga afër. Si pjesë e dialogut tonë aktiv me Egjiptin, ne kemi ofruar ndihmë nga SHBA-ja për autoritetet egjiptiane për të ndihmuar në rihapjen e kanalit. Ne po këshillohemi me partnerët tanë egjiptianë se si t'i mbështesim më mirë përpjekjet e tyre", deklaroi një zyrtar amerikan. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u shpreh se SHBA-ja u kanë ofruar ndihmë autoriteteve egjiptiane.

Psaki theksoi se bisedat me zyrtarët egjiptianë janë "në vazhdim" dhe se Shtëpia e Bardhë është "duke ndjekur situatën nga afër". Ajo theksoi se Shtëpia e Bardhë sheh "disa ndikime të mundshme në tregjet e energjisë" dhe "po konsultohet me partnerët tanë egjiptianë se si mund t'i mbështesim më mirë përpjekjet e tyre". Ushtria amerikane shpesh dërgon grupe vlerësimi në situata katastrofash jashtë shtetit për të ofruar ekspertizë teknike në rast kërkese.

Anije