Gjendet trupi i pajetë i Arjan Sala

Disa ditë pas zjarrit të rëndë, që përfshiu magazinën pranë qendrës tregtare Casa Italia, në periferi të Tiranës, trupi i viktimës së zhdukur u gjet. Pas disa ditësh kërkimi nga zjarrfikësit dhe shërbimet e policisë, u gjet trupi i 33-vjeçarit Arjan Sala, një roje sigurie i një kompanie private, që besohet të ketë humbur jetën duke u përpjekur të shpëtonte persona të tjerë në ndërtesë.

Arjan Sala 33-vjeçari ishte shefi i sigurisë në atë qendër, i cili arriti të shpëtojë disa nga punonjësit, të cilët po rrezikonin jetën e tyre për shkak të zjarrit, por ai vetë u bllokua brenda magazinës. Dyshohet se Arjan Sala ka qëndruar brenda ndërsa kontrollonte për punonjësit e tjerë brenda magazinës. Familjarët e Arjan Sala kanë akuzuar institucionet dhe zjarrfikësit duke thënë se nuk kishin mjetet minimale për të shuar flakët në kohë.

Arjan

Sipas të dhënave të marra nga grupi hetimor, dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një masë në kabllon neon. Shkëndijat kanë rënë mbi kutitë e mbushura me rroba dhe këpucë sintetike duke u aktivizuar menjëherë. Punonjësit e magazinës kanë rrëfyer se po shkarkonin mallin nga një kamion, kur u dha alarmi. Rojet e sigurisë u dërguan në depo duke përfshirë Arjan Sala, të cilët nxorrën të gjithë punëtorët jashtë.

Sipas të njëjtave burime, i riu mori një bombol dhe u përpoq të shuante zjarrin. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe ai nuk arriti të dilte. Ekspertiza paraprake thekson se 32-vjeçari u përpoq të dilte nga dera e urgjencës, por besohet se u përplas për shkak të errësirës dhe tymit të dendur.  Arjan Sala u gjet pas 3 ditësh pranë derës së urgjencës dhe u identifikua nga familja e tij. Qeveria ka premtuar ta shpallë atë "Dëshmor të Atdheut".