Liderët botërorë bëjnë thirrje për një traktat kundër pandemisë

Liderët botërorë kanë bërë thirrje për një traktat për të ndihmuar botën të përgatitet për pandemitë e ardhshme, në një paralajmërim kundër nacionalizmit në rritje ndaj vaksinave. Më tepër se 20 liderë kombëtarë duke përfshirë atë të Francës Emmanuel Macron, të Britanisë së Madhe Boris Johnson dhe të Gjermanisë Angela Merkel kanë shkruar një artikull të publikuar në disa media duke paralajmëruar se bëhet fjalë për "jo nëse, por kur".

Lideret

Artikulli bën thirrje për një bashkëpunim më të gjerë ndërkombëtar dhe thekson se vendet duhet të shmangin nacionalizmin. "Do të ketë pandemi të tjera dhe emergjenca të tjera të mëdha shëndetësore. Asnjë qeveri e vetme ose agjenci shumëpalëshe nuk mund ta trajtojë këtë kërcënim vetëm. Çështja nuk është nëse, por kur", shkruhet në artikull. Paralajmërimi i ashpër vjen ndërsa vendet dhe blloqet tregtare vazhdojnë të kenë përplasje për furnizim me vaksina.

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe janë në mosmarrëveshje mbi kontratat e prodhuesit të vaksinave AstraZeneca, ndërsa disa vende anëtare të BE-së kanë shprehur vazhdimisht zhgënjim duke bllokuar vaksinat. Mes autorëve të artikullit është edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili ka paralajmëruar më parë kundër nacionalizmit të vaksinave.

OKB

Liderët botërorë bëjnë të ditur se ata janë "të përkushtuar për të siguruar qasje universale dhe të barabartë për vaksina, ilaçe dhe diagnostikime të sigurta, efikase dhe të përballueshme për këtë dhe pandemitë e ardhshme". "Ne besojmë se kombet duhet të punojnë së bashku drejt një traktati të ri ndërkombëtar për gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemisë", shtuan ata.