Bill Gates: Jam më i lumtur në të 60-at sesa në të 20-at

Në një emision televiziv, bashkëthemeluesi i Microsoftit Bill Gates iu drejtua një mori pyetjesh duke përfshirë edhe: "A jeni i lumtur?" dhe "Çfarë ju bën të lumtur?" Njeriu i dytë më i pasur në botë u përgjigj: "Po! Kur isha në të 30-at, nuk mendoja se njerëzit në të 60-at ishin shumë të zgjuar ose mund të argëtoheshin shumë".  Por para se të themi se nuk jemi Bill Gates dhe nuk kemi të njëjtin luks në jetë, nuk duhet të jesh miliarder për të arritur lumturinë. Mund të arrijmë të njëjtin nivel lumturie si Bill Gates.

Gates

1. Ndiqni angazhimet tuaja.

"Se si njerëzit bëhen më të zgjuar ndërsa plaken nuk ka të bëjë me rritjen e njohurive intelektuale ose grumbullimin e pasurisë. Bëhet fjalë për zgjedhjen dhe ndjekjen, që ka më tepër rëndësi në jetë, ndjekjen e angazhimeve tuaja", thekson Gates.

Ndoshta ndiheni të mbërthyer në një punë, keni zgjedhur karrierën e gabuar ose ndjeni se mund të bëni diçka më domethënëse. Ndërsa është krejt normale të vihet në dyshim drejtimi ose motivimi i karrierës tuaj, ajo që nuk është normale është që këto ndjenja të qëndrojnë përgjithmonë në mendjen tuaj kur e dini se mund të bëni diçka tjetër, më të madhe.

2. Keni një sens për të dhënë 

Jim Rohn shprehej: "Vetëm duke dhënë jeni në gjendje të merrni më shumë sesa keni tashmë". Në vitin 2006, miku i ngushtë i Gates, Warren Buffett, tani personi i tretë më i pasur në planet, nënshkroi letra që mundësuan 31 miliardë dollarë të pasurisë së tij për të financuar punën e Fondacionit Gates në luftën kundër sëmundjeve infektive dhe reformimin e arsimit.

Shkenca ka konfirmuar se dhënia na bën të ndjehemi të lumtur, është e mirë për shëndetin tonë dhe ngjall mirënjohje.  Por idetë nuk kufizohen për bujari financiare. Konsideroni gjithashtu ndikimin pozitiv të dhënies së kohës suaj, mentorimit për të tjerët, mbështetja e një kauze, luftimi i padrejtësive.

3. Trajtojeni trupin tuaj si një tempull të shenjtë

Gates u shpreh se aktiviteti fizik çon në lumturi. Ai është një lojtar i zjarrtë i tenisit. Aktivitetet fizike përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe ulin depresionin, ankthin dhe stresin. Një studim i 24 grave të diagnostikuara me depresion tregoi se aktivietetet fizike ulin ndjeshëm depresionin.

4. Vendosni familjen tuaj në radhë të parë

Analiza shkencore e shkaqeve që çojnë në vdekje në vendin e punës renditi, ndër të tjera, "orë të gjata/punë jashtë orarit" dhe "konflikt punë-familje". Nëse ekuilibri punë-jetë është një luftë faji sepse mendoni se biznesi ose karriera juaj do të vuajë, zgjidhja është e thjeshtë. Vendosni kufij të panegociueshëm së pari rreth përparësive të familjes suaj dhe pastaj përdorni të njëjtën ashpërsi për të vendosur kufij të rreptë në punë.

Gates