Covid-19: Macron njofton kufizime më të ashpra kombëtare

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi kufizimet më të ashpra kombëtare kundër koronavirusit duke u shprehur se vendi duhet të marrë një "drejtim të ri" për të luftuar Covid-19 ose të rrezikojë "të humbasë kontrollin" mbi virusin. "Masat do të fillojnë nga dita e shtunë dhe do të zgjasin për të paktën një muaj", deklaroi Macron. Vizitat familjare do të jenë të kufizuara dhe njerëzve do t'u kërkohet të punojnë nga shtëpia.

Macron

"Shkollat ​​fillore dhe të mesme do të mbyllen për të paktën tre javë", theksoi Macron. "Varianti i ri i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe ka krijuar një epidemi brenda një epidemie dhe është më ngjitëse dhe vdekjeprurëse", u shpreh ai. "Pothuajse 44% e të gjithë pacientëve me Covid në njësitë e kujdesit intensiv janë nën moshën 65 vjeç", shtoi Macron.

Ai këmbënguli se Franca kishte bërë "zgjedhjet e duhura" deri më tani, por shtoi se në javët e fundit vaksina ka "përshpejtuar" dhe "gjërat kanë ndryshuar". Macron është përballur me kritika në rritje për qasjen ndaj valës aktuale të Covid-19. Administrata e tij deri më tani ka favorizuar kufizimet rajonale në vend të bllokimeve të rrepta kombëtare të vendosura nga kombet e tjera evropiane.

Macron