- 03 - 06 - 2023
Një polic i Kongresit amerikan ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, pasi një i dyshuar përplasi automjetin në drejtim të një barrikade të policisë jashtë ndërtesës së Kongresit, u shpreh Shefja e Policisë së Kongresit Yogananda Pittman. Pittman deklaroi se i dyshuari i sulmit gjithashtu ka humbur jetën. "I dyshuari nuk ishte në radarin e Policisë të Kongresit amerikan para incidentit, por sulmi nuk duket të kishte lidhje me terrorizmin", njoftoi policia në një konferencë.
Pittman theksoi se skena është ende duke u zbardhur dhe hetimi po vazhdon. Policia Metropolitane bëri të ditur se nuk ka asnjë tregues për ndonjë kërcënim. Pittman shtoi se ajo nuk do të lëshojë emrin e policit të vrarë derisa të njoftohet familja e tij. Një ndihmës i lartë i Kongresit dhe një burim i Policisë amerikane njoftuan se pasi i dyshuari përplasi automjetin me barrikadën, ai doli nga automjeti duke kërcënuar me thikë.
Policia e Kongresit u përgjigj duke qëlluar të dyshuarin dhe duke e marrë atë në paraburgim. Incidenti vjen ndërsa situata e sigurisë në Capitol Hill mbetet e pasigurtë pas sulmit të 6 Janarit, kur protestuesit pro-Trump sulmuan ndërtesën.