SHBA: Të paktën 1 i vdekur dhe katër të plagosur nga të shtënat në një park

Një konflikt mes dy grupeve në një park në Alabama u shoqërua me të shtëna me armë zjarri, me më shumë se 30 plumba duke vrarë një grua dhe duke plagosur pesë persona të tjerë përfshirë katër fëmijë. "Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 lokale. Ditën e dielë, në Patton Park në Birmingham", theksuan burime nga policia. "Në kohën, kur ndodhi konflikti, qindra persona u mblodhën në park duke festuar Festën e Pashkëve, kur shpërthyen të shtënat me armë zjarri", sipas burimeve nga policia. Policia mbërriti në vendngjarje dhe gjeti 32-vjeçaren Areyelle Yarbrough nga Bessemer të shtrirë në tokë.

park

"Pesë persona të tjerë u qëlluan duke përfshirë një të rritur dhe katër fëmijë nga mosha 5 deri në 17 vjeç", njoftuan burimet nga policia. "Hetimi paraprak tregoi se të shtënat erdhën si pasojë e një mosmarrveshje mes dy grupeve, që shkaktoi një shkëmbim zjarri në parkun e mbushur me njerëz", shtuan burimet. Asnjë nuk është arrestuar. Policia po u kërkon dëshmitarëve të ndihmojnë në sigurimin e informacionit. "Ky park ishte plot me njerëz, plot me familje dhe ne e dimë që njerëzit e panë ngjarjen", deklaroi shefi i Policisë së Birminghamit Rod Mauldin.