Vjosa Osmani Presidentja e re e Kosovës

Vjosa Osmani më në fund u zgjodh Presidentja e re e Kosovës duke u përballur me shumë vështirësi, që pasuan këtë proces. Aleati i saj në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 14 shkurtit në Kosovë, Albin Kurti e kishte bërë të qartë kohë më parë se Osmani do të ishte Presidentja e ardhshme e Kosovës. Megjithatë Partia Vetëvendosje e kishte të vështirë në Parlament të siguronte votat e nevojshme për të zgjedhur Osmanin si Presidenten e re.

Vjosa Osmani u zgjodh me 71 vota nga 82 si presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës dhe gruaja e dytë, e cila mban këtë post. Në procesin e parë të votimit ditën e Shtunë, vetëm 78 deputetë votuan pa bërë të mundur arritjen e kuorumit të nevojshëm prej 80 deputetë. Tre disidentët e LDK-së Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, megjithëse ishin të pranishëm në sallë nuk votuan.

Vjosa

Ndërsa, 71 vota të koalicionit qeverisës në ato të marra nga Albin Kurti për Kryeministër dhe plus votat e pavlefshme të LDK-së dhe pjesëmarrja e dy deputetëve, të cilët tradhtuan partitë e tyre PDK dhe AAK bëri që Osmani të zgjidhej Presidente në raundin e tretë.

Vjosa Osmani filloi karrierën e saj në kabinetin e Presidentit Fatmir Sejdiu. Në zgjedhjet e vitit 2014, ajo kandidoi dhe u bë anëtare e Kuvendit të Kosovës. Në vitin 2019, ajo u bë lidere e listës së LDK-së dhe më pas në zgjedhjet, që u fituan së bashku me Partinë Vetëvendosje, ajo u zgjodh kryetare e kuvendit. Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, ajo u bë Presidente e Përkohshme. Në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit, ajo garoi në listën e Vetëvendosjes, nga ku doli si personaliteti më i votuar në Kosovë me 300 000 vota.

Vjosa