SHBA: Një tërmet me magnitude 4.0 ballë trondit zonën e Los Anxhelosit

Një tërmet me magnitudë 4.0 ballë tronditi zonën Lennox në Los Anxhelos, rreth gjysmë ore pas një lëkundjeje më pak të fortë, sipas Shërbimit amerikan Gjeologjik. Tërmeti u regjistrua rreth orës lokale 4:44 të mëngjesit dhe ishte 19,9 km i thellë. Pasonte një lëkundje prej 2.5 ballë, që tronditi rreth orës 4:15 të mëngjesit dhe që u regjistrua rreth 25.9 km në thellësi në të njëjtën zonë.

Los Angeles

"Deri në 8 të mëngjesit me orën lokale, rreth 40 tronditje goditën zonën Inglewood dhe Lennox", deklaroi Paul Caruso, një gjeofizikant në Qendrën Kombëtare amerikane të Informacionit për Tërmetet në Colorado. Lennox është një zone, që ndodhet vetëm disa milje në lindje të Aeroportit Ndërkombëtar të Los Anxhelosit. Nuk kishte raporte të menjëhershme për dëmtime ose lëndime.

"Tërmeti u ndje gjerësisht në zonën e Los Anxhelosit", njoftuan burime zyrtare.  Në 10 ditët e fundit, ka pasur tre tërmete me magnitude prej 3.0 ballë ose më tepër. Mesatarisht pesë tërmete me magnitude prej 3.0 deri 4.0 ballë godasin çdo vit zonën e Los Anxhelosit.

Los Angeles