Helikopteri Ingenuity i NASA-s përballon me sukses natën e parë në Mars

Helikopteri Ingenuity arriti të përballojë me sukses natën e parë në sipërfaqen e ftohtë dhe të ngrirë të Marsit. Temperaturat në Kraterin Jezero, një shtrat i lashtë liqeni në Mars, ku ndodhen aktualisht Rover Perseverance dhe helikopteri Ingenuity mund të ulen deri në minus 130 gradë Fahrenheit. Temperaturë e ulët mjaftueshëm për të shkaktuar dëme të konsiderueshme në përbërësit elektrik dhe në baterinë e helikopterit.

Helikopter

Helikopteri rreth 4 kile u shkëput më 3 Prill nga Rover Perseverance, ku ishte i bashkuar, që para se Roveri të nisej nga Toka në korrik. Helikopteri Ingenuity, motorri i parë i dërguar në Mars, ishte një sfidë për inxhinierët, të cilët e krijuan atë për disa arsye. Duhej të ishte mjaftueshëm i vogël për t'u bashkuar me Roverin pa rrezikuar misionin Perseverance.

Helikopteri gjithashtu duhej të ishte i lehtë në mënyrë, që të fluturonte nëpër atmosferën marsiane, ndërsa ka ende energji të mjaftueshme për të përballuar netët e ftohta të Marsit. Atmosfera e hollë në Mars e bën më të vështirë ngritjen në ajër dhe fluturimin. Menjëherë pasi Roveri lëshoi helikopterin në qendër të fushës ajrore, Roveri u largua nga helikopteri. Kjo lejoi, që helikopteri të mbledhë rrezet e diellit.

Helikopter

Roveri dërgoi imazhet e katër këmbëve të helikopterit ulur në sipërfaqe më 4 Prill. Helikopteri është një demonstrim teknologjik, që do të thotë se misioni i tij është i shkurtër krahasuar me planin dy-vjeçar të Roverit për të eksploruar Kraterin Jezero. Tani që helikopteri është në sipërfaqen e Marsit, ai ka 31 ditë për të kryer deri në pesë fluturime provë. Gjatë fluturimit të parë, helikopteri do të ngrihet rreth 3 metra në ajër, të bëjë një kthesë dhe të ulet përsëri në sipërfaqe. Fluturimet e ardhshme do të testojnë aftësinë e helikopterit për të fluturuar më lartë dhe më gjatë.

Etiketim

Helikopter NASA Mars