Covid-19: Varianti i Britanisë së Madhe rezulton lloji mbizotërues i koronavirusit në SHBA

Varianti i koronavirusit i identifikuar për herë të parë në Britaninë e Madhe është tashmë lloji më i përhapur i koronavirusit në SHBA, u shpreh sot Drejtoresha e Qendrave amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Dr. Rochelle Walensky. "Bazuar në vlerësimet tona më të fundit, varianti B.1.1.7 është tashmë më i përhapuri dhe po qarkullon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", deklaroi Walensky.

Studimet kanë sugjeruar se varianti britanik është më ngjitës sesa lloji original. Ndoshta është më i rrezikshëm dhe shoqërohet me një rrezik më të lartë të vdekjes. Aktualisht janë 16,275 raste të konfirmuara të variantit B.1.1.7 në SHBA. "Përqindja ditore e rasteve të reja në vend ka shënuar rritje gjatë katër javëve të fundit. Një pjesë rezulton për shkak të përhapjes së B.1.1.7 dhe varianteve të tjerë lidhur me të", theksoi Walensky.

Covid

Muajin e kaluar, provat po rriteshin se varianti ishte tashmë mbizotërues në të gjithë SHBA-në. Në atë kohë, nuk ishte e sigurtë nëse varianti ishte dominant, por parashikohej se mund të ishte brenda disa javësh.