Shpejtësia e lartë shkak i përplasjes së automjetit të Tiger Woods

Ndërsa iu afrua një kthese në rrugë, Tiger Woods me sa duket ka shtypur pedalin e gazit në vend të frenave duke shkaktuar përplasjen si pasojë e shpejtësisë së lartë, u shpreh Sherifi i Departamentit të Qarkut të Los Angeles. Gjashtë javë pasi legjenda e golfit pësoi dëmtime serioze në këmbë, Sherifi Alex Villanueva deklaroi se shkaqet kryesore të përplasjes ishin shpejtësia dhe pamundësia për Woods për të kaluar një kthesë. “Automjeti arriti një shpejtësi deri në 87 km/h”, deklaroi Villanueva, i cili theksoi se ishte larg kufirit maksimal të lejuar prej 45 km/h.

Tiger Woods

Lojtari i golfit po drejtonte një automjet të tipit SUV Genesis rreth orës 7 të mëngjesit, më 23 shkurt, kur automjeti doli nga rruga rreth 26 milje në jugperëndim të qendrës së Los Angeles. “Ka të ngjarë se Woods ka shtypur pedalin e gazit në vend të frenave, pasi nuk u zbulua asnjë gjurmë frenimi”, deklaroi kapiteni James Powers. "Nuk ka asnjë provë për frenim në të dhënat e regjistruara, por ka 99% gaz", theksoi Powers.

Tiger Woods

“Automjeti po udhëtonte me një shpejtësi prej 75 km/h, në momentin kur u godit me një pemë”, u shpreh Villanueva. Woods ka deklaruar se nuk ishte nën efektin e ndonjë medikamenti dhe nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Pas disa javësh në spital, Woods është kthyer në banesë.

Tiger Woods