Aeroporti i Rinasit bllokohet për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror

Të gjitha fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë pezulluar për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror. Gjashtëdhjetë kontrollorë të Albcontrol kanë qenë në grevë, që nga dita e martë në mbrëmje për shkak të 5 personave të pushuar nga puna, sipas tyre. Kontrollorët u shprehën se ata u thirrën drejtpërdrejt nga drejtuesit dhe iu bë e ditur njoftimi për shkarkim nga puna, por ata refuzuan të nënshkruanin. Ata pretendojnë se pagat e tyre janë ulur me 70% prandaj po protestojnë. Në mënyrë që ata të heqin dorë nga greva, kontrollorët kanë 5 kërkesa:

  1. Kthimi i kolegëve në punë
  2. Shfuqizimi i vendimeve të bordit
  3. Kthimi i pagës së plotë sipas marrëveshjes kolektive
  4. Transparenca e plotë financiare për vitin 2020.
  5. Një anëtar i sindikatës të jetë anëtar i bordit

Ata u takuan sot me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë për të diskutuar mbi kërkesat e tyre, por asnjë marrëveshje nuk u arrit mes tyre. Në këtë mënyrë, puna në Aeroportin e Rinasit është pezulluar pasi të gjithë kontrollorët e trafikut ajror janë në grevë.

Rinas