PUNONJËSIT E GOOGLE DO TË FORMOJNË NJË ALEANCË GLOBALE

Kjo iniciativë vjen pasi më tepër se 200 punonjës të gjigantit të motorit të kërkimit dhe njësive të tjera të kompanisë mëmë, Alphabet formuan një sindikatë pune për zyrat në SHBA dhe Kanada.

Alpha Global u formua në bashkëpunim me UNI Global Union, një federatë sindikale që përfaqëson rreth 20 milionë punonjës nga e gjithë bota, dhe përfshin sindikata nga vende të tilla si SHBA, Gjermania, Zvicra, Suedia dhe Britania e Madhe.

"Iniciativat e marra nga Alphabet dhe të krijuara prej saj nuk kufizohen në një vend të caktuar, por shtrihen në një nivel global", deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i UNI Global Union Christy Hoffman.

Etiketim

lajmi