Një e treta e akullit në Antarktidës rrezikon shembjen nga ngrohja globale

Më tepër se një e treta e akullit të Antarktidës rrezikon të shembet nëse temperaturat globale arrijnë 4 gradë Celsius, sipas një studimi të ri nga Universiteti Reading në Britaninë e Madhe. Shkencëtarët zbuluan se 34% e sipërfaqes së akullit në të gjithë Antarktidën mund të destabilizohet nëse temperaturat globale do të rriteshin me 4 gradë Celsius. "Rreth 67% e zonës së akullit në Gadishullin e Antarktidës do të rrezikonte destabilizimin", deklaruan studiuesit.

Akull

Çdo verë, akulli në sipërfaqe shkrihet. Nëse niveli i shkrirjes është më i lartë dhe rreshjet e dëborës janë më të pakta, atëherë ujërat do të thellonin dhe zgjeronin të çarat duke shkaktuar shembjen e akullit. "Platformat e akullit shërbejnë si mbrojtës i rëndësishëm, që parandalon akullnajat të shkaktojnë ngritjen e nivelit të ujërave si pasojë e shkrirjes", deklaroi autorja kryesore e studimit Ella Gilbert, një shkencëtare e klimës në Departamentin e Meteorologjisë në Universitetin Reading.

Gilbert u shpreh se zonat bregdetare të ulëta, veçanërisht shtetet e vogla ishullore si Vanuatu dhe Tuvalu, në Jug të Oqeanit Paqësor janë më të rrezikuarat nga rritja globale e ujërave të oqeaneve. "Sidoqoftë, zonat bregdetare në të gjithë botën do të ishin të goditura dhe vendet me më pak burime në dispozicion për të ulur dhe përshtatur rritjen e nivelit të detit do të kishin pasoja", shtoi ajo. Studiuesit theksuan se kufizimi i rritjes së temperaturës në 2 gradë Celsius në vend të 4 gradë Celsius do të përgjysmonte zonat në rrezik dhe do të shmangte rritjen e ndjeshme të nivelit të ujërave.

Akull