Britani e Madhe: Ndahet nga jeta Duka i Edinburgut në moshën 99-vjeçare

Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II, u nda nga jeta sot në moshën 99-vjeçare. "Me dhimbje të thellë Madhëria e saj Mbretëresha shpall humbjen e bashkëshortit të saj të dashur, Lartmadhëria e Tij Mbretërore Princi Philip, Duka i Edinburgut. Lartësia e Tij Mbretërore vdiq paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën Windsor. Njoftime të mëtejshme do të bëhen të ditur në kohën e duhur. Familja Mbretërore fton njerëzit nga e gjithë bota për të mbajtur zi për humbjen e tij", njoftoi Pallati Buckingham.

Duka

Vdekja e Dukës vjen pas një periudhe shëndeti të rënduar. Princi Philip kaloi një muaj në dy spitale të Londrës, ku u trajtua për një infeksion dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër, përpara se të dilte nga spitali në mes të muajit Mars. "Varrimi i Princit Philip do të zhvillohet në Chapel St George në Kështjellën Windsor, në përputhje me zakonet dhe me dëshirat e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore", theksuan burimet zyrtare. Deklarata shtoi se Duka nuk do të ketë një funeral shtetëror. Princi Philipi lindi në Korfuz, në Greqi, në vitin 1921. Ai dhe Mbretëresha Elizabeth II u martuan më 20 Nëntor 1947.

Duka