Shpërthen vullkani në Karaibe

Një vullkan në ishullin Shën Vincent, në Karaibe ka shpërthyer duke hedhur hirin 20,000 metra në ajër, njoftuan sot autoritetet vendase. "Vullkani ndodhet në ishullin më të madh të Shën Vincentit dhe zinxhirit të Grenadines", theksoi Organizata Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të vendit. "Hiri ka shpërthyer deri në 20,000 metra nga Lindja", theksuan burimet zyrtare. "Ishulli është tashmë një zonë e rrezikshme. Rënia e hirit është regjistruar deri në Aeroportin Ndërkombëtar të Argyle", sipas burimeve zyrtare.

Volcano

Dora James, drejtoresha e përgjithshme e Kryqit të Kuq të Shën Vincent dhe Grenadine deklaroi se kishte një "rrjedhje të vazhdueshme tymi të shkaktuar nga hiri". "Anijet dhe disa automjete morën të evakuuarit menjëherë pas shpërthimit", theksoi James. Ajo njoftoi se linjat telefonike janë bllokuar aktualisht në zonë. "Janë evakuuar rreth 7,000 persona", shtuan burimet zyrtare. Deri më tani nuk ka patur raportime për dëmtime, lëndime apo humbje jete.

Karaibe