Yuri Gagarin 60 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë

Në gusht të vitit 1960, një nga raketat e inxhinierit Sergei Pavlovich Korolev u nis në hapësirë me në bord dy qen, 40 minj, një lepur, disa minj dhe një shishe plot me miza. Raketa kreu 18 rrotullime rreth Tokës. Të gjitha gjallesat u kthyen të gjalla në Tokë. Kështu që Korolev vendosi të përfshinte njerëz. Korolev filloi kontrollimin e pilotëve ushtarakë Sovjetikë. Yuri Gagarin plotësonte të gjitha kriteret. Ai ishte djali i një marangozi, i cili u rrit në një fermë kolektive dhe i kishte mbijetuar pushtimit nazist.

Yuri

Gagarin vinte nga një shkollë tregtare, ku ishte vlerësuar me rezltate të larta, para se të kalonte trajnimin e Forcave Ajrore Sovjetike. Kështu që më 12 Prill të vitit 1961, raketa “Vostok 1” u nis me në bord Yuri Gagarin, njeriu i parë, i cili udhëtoi në hapësirë. Orbita e tij zgjati rreth një orë e 48 minuta, ku kishte edhe disa momente shqetësuese, kur humbi kontaktin me Tokën për rreth 23 minuta. Nikita Hrushovi thirri për fitoren Sovjetike ndaj rivalit të tij kapitalist. Më në fund Gagarin u lejua të kthehej në shërbimin aktiv, pasi kaloi disa kohë si një i deleguar i Lartë Sovjetik. Ai ndërroi jetë në vitin 1968 në atë që autoritetet e përshkruajnë si një "fluturim stërvitor rutinë".

Yuri