Brenda vilës së qetë të Naomi Campbell në Kenia

Etika e punës i ka dhënë supermodeles Naomi Campbell një karrierë fenomenale 35-vjeçare në fushën e modelimit dhe aktrimit, por edhe udhëtimet shumëvjeçare meritojnë disa pushime. Campbell i merr pushimet në qetësinë e Afrikës Lindore, ku ndodhet një pishinë me ujë të kripur dhe ku shtrihet oborri me diell drejt dhomës së ndenjes. Pas një vizite në Malindi, Kenia, në vitet 1990 Campbell, e cila në atë kohë kryesonte në sfilatat e Chanel, Vivienne Westwood dhe Versace bleu një vilë në qytetin bregdetar. "Është një vend shumë qetësues", deklaroi Campbell. "Nuk ka telefon. Nuk ka ndonjë televizion. Thjesht dëshironi të lexoni dhe të jeni vetëm", u shpreh ajo.

Vila

Është një strukturë e hapur, e kurorëzuar me një çati Makuti, një teknikë e ndërlikuar me origjinë nga Afrika Lindore nën dritën e diellit. Campbell e mbështet artizanatin lokal. "Një pjesë e madhe e mobiljeve prej druri, që kemi në banesë është bërë në Malindi", theksoi ajo. "Në fakt, ne kishim një punëtori në pjesën e prapme të banesës", shtoi Campbell. Puna e artistit të vlerësuar vendas Armando Tanzini rishfaqet në të gjithë rezidencën, nga dyert prej druri të gdhendura në hartat gjigante të Afrikës. Ndërsa Campbell vështron hartën ajo u shpreh: "Senegali ka mobilje të mahnitshme. Sa herë që shkoj atje, blej mobilje dhe thjesht i koleksionoj", theksoi ajo.

Vila

Kontrasti mes jetës së vrullshme profesionale, banesat në kryeqytetet Londër dhe Nju Jork dhe ndryshimi i ritmit që sjell ky oaz në Malindi i ofron asaj qetësi. "Është e mrekullueshme të vish këtu në muajin korrik", deklaroi ajo. "Sheh të gjitha kafshët, që kalojnë nga Kenia në Tanzani", shtoi ajo.

Vila