JETËGJATËSIA NË FRANCË SHËNON RËNIE PËR SHKAK TË KORONAVIRUSIT

"Jetëgjatësia në Francë ka shënuar një rënie të lehtë në vitin 2020 për shkak të pandemisë  COVID-19", theksojnë statistikat zyrtare.

"Jetëgjatësia në lindje ka rënë me gjashtë muaj për burrat dhe pesë muaj për gratë në vitin 2020 krahasuar me vitin e kaluar", deklaroi agjencia kombëtare e statistikave në Francë, INSEE, në raportin e saj të fundit "Profili Demografik".

Një burrë francez tani pritet të jetojë 79.2 vjet, ndërsa gratë kanë jetëgjatësi prej 85.2 vjet.

"Rënia është më e fortë se ajo e regjistruar gjatë epidemisë së gripit dimëror 2015", deklaroi INSEE.

Vihet re se numri i vdekjeve u rrit me 7.3 përqind nga viti në vit me rreth 658,000 viktima të regjistruara.

"Pandemia COVID-19 veçanërisht preku vdekjet në pranverë dhe në fund të vitit", theksohet në deklaratë.

Më tepër se 70,000 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Francë që nga fillimi i pandemisë, numri i dytë më i lartë i Bashkimit Evropian.

Etiketim

lajmi