Francë: Prodhuesit e verërave përballen me shkatërrimin pas motit të keq

Një nga industritë më të mëdha të eksportit në Francë po përballet me një goditje shkatërruese pas një acari jashtëzakonisht të fortë gjatë këtij muaji duke dëmtuar vreshtat në të gjithë vendin dhe duke shkaktuar shqetësime për prodhuesit e verërave. “Acari ka goditur 80% të vreshtave në zonat kryesore të verës në Francë”, sipas Komitetit Evropian të Kompanive të Verërave. "Kjo pritet të shkaktojë një humbje të rendimentit, që varion nga 25% deri në 50% në disa rajone", theksuan burime zyrtare.

Prodhues

“Shkatërrimi u përhap në Luginën Rhone, Bordeaux, Burgundy, Champagne, Provence dhe Loire”, deklaroi Anne Colombo, presidente e Cornas. "Në disa rajone do të ketë shumë, shumë pak rrush këtë vit", theksoi ajo duke shtuar se acari në Cornas është më i keq në më shumë se gjysmë shekulli. Prodhuesit e verërave u përpoqën të rrisnin temperaturat e ajrit duke ndezur qirinj në vreshtat e tyre, por në shumë raste nuk ishte e mjaftueshme.

Prodhues

"Një pjesë e rëndësishme e të korrave është e humbur. Është shumë herët për të dhënë një vlerësim në përqindjeje, por në çdo rast është një tragjedi për prodhuesit e verës, të cilët janë goditur", deklaroi Christophe Chateau drejtori i komunikimit në Këshillin e Verës në Bordeaux. Acari kërcënon gjithashtu të mbjellat e tjera duke përfshirë panxharin, sipas Federatës Kombëtare të Sindikatave të Fermerëve. "Shqetësimi mbetet i madh në vreshta, pemishte dhe fusha", theksoi organizata.

Prodhues