Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez njoftojnë ndarjen

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez deklaruan se ishte më mirë të qëndronin miq. Yjet njoftuan sot se zyrtarisht po i jepnin fund fejesës së tyre dy-vjeçare. "E kemi kuptuar se është më mirë të qëndrojmë miq dhe presim të qëndrojmë të tillë", deklaroi një përfaqësues për Lopez. "Do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër, që duhet të themi është të falenderojmë të gjithë ata, të cilët na kanë mbështetur", sipas deklaratës.

Lopez

Lajmi për ndarjen e tyre vjen një muaj pasi ata sqaruan raportet, që ishin shkëputur dhe theksuan se në atë kohë "po punonin për disa projekte". Rodriguez dhe Lopez u lidhën në vitin 2017. Çifti u fejua, në mars të vitit 2019. Do të ishte martesa e katërt për Lopez, e cila u divorcua nga këngëtari Marc Anthony në vitin 2014 dhe e dyta për Rodriguez, i cili u divorcua në vitin 2008.