Atletet e Kanye West mund të jenë më të shtrenjtat në botë

Atletet e para Yeezy të veshura ndonjëherë në publik nga Kanye West do të dalin në shitje me një vlerë mbi 1 milionë dollarë. Prototipat Nike Air Yeezy 1, me të cilat reperi amerikan debutoi në Grammy Awards në vitin 2008 do të jenë ndër atletet më të shtrenjta, që janë shfaqur ndonjëherë në treg, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby, që po organizon shitjen. Të përshkruara në një njoftim për shtyp si "një nga atletet më të çmuara dhe më të kërkuara ndonjëherë", këpucët do të ofrohen përmes shitjes private, pasi të shfaqen në Hong Kong gjatë këtij muaji.

West

Sotheby's nuk zbuloi çmimim e saktë të kërkuar, megjithëse theksoi se artikulli është vlerësuar "më tepër se 1 milionë dollarë". Ndërsa nuk ka asnjë njoftim të njohur për shitjet e atleteve private, një çmim prej shtatë shifrash do të tejkalonte rekordin aktual në ankand prej 615,000 dollarësh, të vendosur në Christie's në maj të vitit 2020 nga një palë Nike Air Jordan 1 të veshura nga Michael Jordan në vitin 1985.

West

Thashethemet për markën e mundshme të këpucëve të West kishin qarkulluar për rreth një vit para performancës së tij në Grammy në vitin 2008. Kur reperi u ngjit në skenë me këpucët prej lëkure të zezë, që mbanin logon e Nike dhe me rripa unikë krijuan bujë mes adhuruesve të atleteve. Në atë kohë, West sapo kishte publikuar albumin e tij të tretë në studio, "Graduation", që shiti rreth 1 milionë kopje. Gjatë një shfaqje emocionale të Grammy, ai këndoi "Hey Mama" për të nderuar nënën e tij, Donda West, e cila ishte ndarë nga jeta vetëm tre muaj më parë.

West