Covid-19: Po shfaqet një sistem vaksinash me dy nivele për vendet e pasura dhe ato në zhvillim

Ishte e qartë se shkencëtarët kishin zhvilluar disa vaksina efektive kundër Covid-19 në më pak se një vit. Njoftimet javën e kaluar nga Bashkimi Evropian dhe rregullatorët britanikë të ilaçeve gjetën një lidhje të mundshme mes vaksinave kundër Covid-19 AstraZeneca dhe mpiksjeve të rralla të gjakut. Kjo jo vetëm për shkak se vendet e zhvilluara, si ato në Evropën Perëndimore kishin blerë një numër të konsiderueshëm të dozave AstraZeneca për të gjetur një rrugëdalje nga pandemia, por, për më tepër bota në zhvillim po mbështetej tek kjo vaksinë për të bërë të njëjtën gjë.

Vaksina AstraZeneca, që duket se ka shkaktuar një gjendje shumë të rrallë, ndonjëherë fatale, të mpiksjes së rëndë me numër të ulët të trombociteve në gjak mund të prekë të rriturit më të rinj më shumë se të moshuarit. Vendet në zhvillim, në përgjithësi kanë popullatë dukshëm më të re sesa ato më të pasur. Rregullatorët e ilaçeve amerikane ndaluan përdorimin e vaksinave Johnson&Johnson në të gjithë vendin gjithashtu, pasi u raportuan vetëm gjashtë raste me të njëjtat simptoma të mpiksjes së gjakut mes rreth 7 milionë personave, të cilët ishin vaksinuar. Një nga ato raste ishte fatale. Vetë kompania ndërpreu përhapjen në të gjithë Evropën.

Astra

Bashkimi Afrikan tashmë kishte porositur deri në 220 milionë doza të vaksinave Johnson&Johnson, që do të ndaheshin mes 55 shteteve anëtare të kësaj organizate në tremujorin e tretë të këtij viti. Një lidhje mes mpiksjeve të rralla të gjakut dhe vaksinës së Johnson&Johnson nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por zyrtarët amerikanë duan ta ndërpresin atë dhe të përdorin vaksina alternative ndërsa po studiojnë nëse ekziston vërtet një lidhje, dhe nëse po, sa e përhapur mund të jetë.

Vaccine

Por shumica e botës në zhvillim nuk e ka këtë luks. Lloji i ri i vaksinave i bazuar në teknologjinë mRNA si vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna vaksina të përdorura gjerësisht në SHBA janë tipike tre deri në katër herë më të shtrenjta se sa vaksina AstraZeneca, që po prodhohet me qëllim jofitimprurës. "Sidoqoftë, Pfizer po i ofron Bashkimit Afrikan këto vaksina me çmime më të ulëta", raporton Reuters.

Vaksina

Shumë kombe në zhvillim duhet të presin më gjatë se vendet e pasura për të marrë këto vaksina. Në fazat e hershme të zhvillimit të tyre, vaksinat mARN duhej të mbaheshin në temperatura të tilla të ftohta, shumica e vendeve në zhvillim nuk mund t'i përdorin ato pa blerë pajisje të reja dhe të shtrenjta për t'i ruajtur ato. Këto kërkesa janë duke u përmirësuar, pasi vaksina Pfizer tani mund të ruhet në temperatura normale të ngrirjes kur transportohet, por sfida e magazinimit muaj më parë nënkuptonte që shumica e vendeve në zhvillim u përqendruan në vaksina si AstraZeneca dhe Johnson&Johnson, kur bën marrëveshje blerjeje me kompanitë e barnave.

Vaksina

Dr. Peter Drobac, Drejtor i Qendrës Skoll për Sipërmarrjen Sociale në Oxford Saïd Business School, theksoi se përkundër mpiksjeve të rralla të gjakut në vaksinat AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, çdo efekt i pafavorshëm mund të përkeqësojë hezitimin e vaksinimit dhe madje edhe dezinformimin. "Kjo mund të ushqejë teori konspirative në të gjithë botën për një shoqëri me dy nivele. Nëse vendet e pasura thonë se ata do të kenë vetëm ‘standardin e artë’ me vaksinat më të shtrenjta dhe pastaj thonë se AstraZeneca nuk është mjaft e mirë për ne në veriun global, por është mjaft e mirë për jugun global, mund të zvogëlojë marrjen e vaksinës dhe të pengojë përpjekjet për të vaksinuar botën", deklaroi ai.