Raúl Castro largohet si udhëheqës i Partisë Komuniste Kubane

Raúl Castro deklaroi se ai po jepte dorëheqjen si lideri i Partisë Komuniste Kubane duke i dhënë fund gjashtë dekadave të familjes së tij në pushtet. Castro, 89 vjeç, theksoi në një kongres të partisë se ai po i dorëzonte udhëheqjen një brezi të ri "plot pasion dhe frymë anti-imperialiste". Pasardhësi i tij do të votohet në fund të kongresit katër-ditor.

Raul

Ky veprim, i cili pritej i jep fund epokës së udhëheqjes zyrtare nga ai dhe vëllai i tij Fidel Castro, që filloi me revolucionin e vitit 1959. "Besoj me zjarr dhe me forcë dhe natyrën shembullore dhe të kuptuarit e bashkatdhetarëve të mi", u shpreh ai para të deleguarve të partisë në Havana. "Dhe për sa kohë, që të jetoj unë do të jem i gatshëm të mbroj atdheun, revolucionin dhe socializmin", theksoi Castro.

Castro

Megjithëse Castro nuk ka miratuar ndonjë pasardhës, besohet gjerësisht se lidershipi i partisë do t’i kalojë Miguel Díaz-Canel, i cili mori detyrën e presidentit të ishullit në vitin 2018. Kuba do të qeveriset zyrtarisht nga dikush tjetër përveç një Castro për herë të parë, që nga viti 1959.

Miguel

Ishulli është aktualisht nën kriza të thella ekonomike. Raúl Castro ka qenë sekretari i parë i partisë, që kur pasoi vëllain e tij të madh, Fidelin, në vitin 2011. Fidel Castro udhëhoqi revolucionin komunist, që rrëzoi qeverinë Kubane në vitin 1959, ndërsa Raúli shërbeu si një nga komandantët e tij. Fidel Castro udhëhoqi vendin derisa u sëmur në vitin 2006 dhe në vitin 2008 i dorëzoi presidencën vëllait të tij. Fidel Castro u nda nga jeta në vitin 2016.

Castro