STARBUCKS DO TË NDIHMOJË NË ZHVILLIMIN E NJË VAKSINE KUNDËR KORONAVIRUSIT

Guvernatori i Washingtonit, Jay Inslee është shprehur i gatshëm për t’u bashkuar me një numër biznesesh të mëdha, si Starbucks, për të ndihmuar në zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit si një mjet për të rritur ndjeshëm shkallën me të cilën mund të vaksinojë banorët.

Të hënën, Inslee njoftoi një partneritet publik-privat për të rritur infrastrukturën e vendit në mënyrë që të jetë në gjendje të vaksinojë 45,000 banorë në ditë.

"Starbucks pritet të angazhojë punonjës për të ndihmuar në optimizimin e vendeve të vaksinimit", deklaroi kompania.

"Kjo është një mundësi për t'i shërbyer banorëve dhe do të ketë ndikim për një përpjekje të konsiderueshme humanitare", u shpreh Kevin Johnson, presidenti i Starbucks, në një deklaratë.

Etiketim

lajmi