NASA: Helikopteri Ingenuity përfundon me sukses fluturimin historik në Mars

Helikopteri Ingenuity ka përfunduar me sukses fluturimin historik në Mars, ku u ul në mënyrë të sigurtë në sipërfaqe, njoftoi NASA. Grupi, që monitoron helikopterin kishte kontrollin e misionit nga Laboratori Jet Propulsion i NASA-s në Pasadena, Kaliforni. Fluturimi ishte planifikuar fillimisht për datën 11 Prill, por planet nuk u realizuan, pasi u zbulua një problem në komandë, kur helikopteri kaloi nëpër një sistem kontrollesh. Grupi i shkencëtarëve, të cilët kontrollojnë helikopterin mori të dhëna më 16 Prill, që tregojnë se helikopteri përfundoi me sukses provën e tij të shpejtë të rrotullimit. Helikopteri arriti të fluturojë në mënyrë autonome nëpër atmosferën e hollë të Marsit, pa asnjë ndihmë nga shkencëtarët në Tokë.

Helikopter

"Tani mund të themi se njerëzit kanë arritur të ngrejnë në fluturim një helikopter në një planet tjetër", deklaroi MiMi Aung, menaxhere e projektit Ingenuity. "Kemi kohë që diskutojmë për këtë moment", theksoi Aung. Imazhet, përveç të dhënave, ndihmuan gjithashtu grupin të konfirmojë se fluturimi ishte i suksesshëm. Helikopteri rreth 4 kile u shkëput më 3 Prill nga Rover Perseverance, ku ishte i bashkuar, që para se Roveri të nisej nga Toka në muajin korrik. Helikopteri Ingenuity, motorri i parë i dërguar në Mars, ishte një​​​​​​​ sfidë​​​​​​​ pë​​​​​​​r inxhinierët, të​​​​​​​ cilë​​​​​​​t e krijuan atë​​​​​​​ për disa arsye. Duhej të​​​​​​​ ishte mjaftueshë​​​​​​​m i vogë​​​​​​​l për t'u bashkuar me Roverin pa rrezikuar misionin.

Helikopter​​​​​​​

Etiketim

Helikopter NASA Mars