Si e nderoi Meghan Markle Princin Philip

Meghan nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në funeralin e Dukës ditën e Shtunë për shkak të shtatzënisë, por ajo u sigurua, që familja mbretërore ta dinte se mendimet e saj ishin me ta duke dërguar një kartolinë në kurorën e varrimit. Ndërsa përmbajtja e mesazhit mbetet private, kurora ishte e përbërë nga një larmi lulesh.

Kurora

Princi Harry dhe Meghan kërkuan posaçërisht, që kurora të përfshinte acanthus mollis, lulen kombëtare të Greqisë për të përfaqësuar trashëgiminë e Princit Philip dhe eryngium (shenjën e detit) për të përfaqësuar Marinsat Mbretërorë. Kurora gjithashtu paraqiti kampanulë për të përfaqësuar mirënjohje dhe dashuri të përjetshme, rozmarinë për të treguar përkujtim, livando për përkushtim dhe trëndafila për nder të qershorit, që është muaji i lindjes së Princit Philip.

Kurora

Kartolina e Harry dhe Meghan, e shkruar nga Dukesha, u vendos në qendër të kurorës. Harry dhe Meghan porositën një nga luleshitëset e tyre të preferuar për të krijuar dhe dizenjuar kurorën Willow Crossley, e cila gjithashtu krijoi kurora lulesh për pritjen e dasmës në mbrëmje të çiftit në Frogmore Gardens në vitin 2018 dhe për pagëzimin e djalit të tyre Archie në vitin 2019.

Lule

Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare. Vdekja e Dukës erdhi pas një periudhe shëndeti të rënduar. Princi Philip kaloi një muaj në dy spitale të Londrës, ku u trajtua për një infeksion dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër në muajin Mars. Princi Philip lindi në Korfuz, në Greqi, në vitin 1921. Ai dhe Mbretëresha Elizabeth II u martuan më 20 Nëntor të vitit 1947.