OBSH: Vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 po përshpejtohen

Infeksionet e shkaktuara nga Covid-19 janë rritur me një shpejtësi alarmante për tetë javë rresht, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë. "Më tepër se 5,2 milionë raste të reja janë regjistruar javën e kaluar, numri më i madh në një javë të vetme, që nga fillimi i pandemisë", u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një conference për shtyp në Gjenevë. "Vdekjet u rritën gjithashtu për të pestën javë rresht", deklaroi ai, ndërsa pandemia tani zyrtarisht ka shkaktuar më tepër se 3 milionë viktima.

Covid

Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se ritmi i pandemisë po përshpejtohet, edhe pse disa vende flasin për programet e tyre të përmirësuara të vaksinimit. "Për nëntë muaj kanë humbur jetën 1 milionë persona, për katër muaj numri arrin 2 milionë dhe për tre muaj arrin 3 milionë viktima", theksoi kreu i OBSH-së. "Secila prej këtyre vdekjeve është një tragjedi për familjet, komunitetet dhe kombet", shtoi ai.

Ndërsa më të rrezikuarit ose të moshuar vaksinohen plotësisht dhe disa ekonomi hapen, drejtori i përgjithshëm sugjeroi që barra e përhapjes së virusit mund të zhvendoset drejt të rriturve të rinj. Ai u shpreh para gazetarëve se infeksionet dhe shtrimet në spital mes personave të moshës 25 deri në 59 vjeç "po rriten me një shpejtësi alarmante", ndoshta për shkak të varianteve shumë të transmetueshme. Shqetësimet rreth më të rriturve të rinj, të cilët infektohen me Covid-19 janë raportuar tashmë nga mjekët në disa zona të nxehta duke përfshirë Brazilin, ku një variant i ri ka shkaktuar një rritje të shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

Etiketim

Covid-19 vdekje Obsh