SHBA: Të paktën 1 i vdekur dhe 2 të plagosur nga të shtënat në West Hempstead, New York

Hetuesit ishin në kërkim të "një personi me interes", për të cilin ata besojnë se ka qëlluar kundër tre personave duke shkaktuar një të vdekur, në zyrën e një menaxheri të një dyqani ushqimesh në Long Island, bëri të ditur policia. "Ngjarja ndodhi në një ushqimore ‘Stop&Shop’ në komunitetin e West Hempstead, ndërsa disa qindra persona ishin të pranishëm brenda në dyqan", njoftoi policia. Gabriel DeWitt Wilson është një "person me interes dhe ne besojmë se është personi, i cili ka qëlluar", deklaroi komisioneri i policisë së qarkut Nassau, Patrick Ryder.

SHBA

"Ai u largua nga vendngjarja dhe u pa nga dëshmitarët teksa po mbante ende armën në dorë", u shpreh Ryder. "Wilson, rreth 30 vjeç u pa për herë të fundit duke në perëndim në një autostradë", sipas policisë. Policia theksoi se Wilson kishte një kapelë të zezë bejsbolli dhe një xhup të zi. "Ai kishte punuar në dyqan, por hetuesit nuk janë të sigurtë nëse ai është ende i punësuar atje", shtoi Ryder.

SHBA

"Nga të shtënat humbi jetën një punonjës i dyqanit 49-vjeçar", njoftoi policia. "Dy të mbijetuarit e plagosur u dërguan në një spital dhe ishin të vetëdijshëm dhe komunikonin me oficerët", theksun autoritetet. Autoritetet shtuan se motivi për të shtënat nuk dihet ende. "West Hempstead është rreth 10 milje larg nga New York", njoftuan zyrtarët. "Policia po kontrollon zonën dhe shkollat ​​aty pranë janë të mbyllura", deklaroi zëdhënësja e qarkut Nassau, Christine Geed.